You Are Here: Home » Kuriozitete » BIMA MISHNGRËNËSE QË “PËRPIN” ÇDO INSEKT!

BIMA MISHNGRËNËSE QË “PËRPIN” ÇDO INSEKT!

lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-wikipedia-kuriozitete-gazeta-albstroka-lajmi-i-funditNga Lorena Stroka

Drosera i takon kategorisë së bimëve mishngrënëse, dhe më specifikisht familjes Droseraceae lure,  e cila përfshin mbi 194 lloje. Ajo është e njohur në mbarë botën për pamjen mbresëlënëse por edhe për instinktet e saj vrastare, pasi përbën rrezik numër një për insektet.

Bima-merimangë, gllabëron çdo insekt që kalon para saj. Një veçori karakteristike e bimës në fjalë, janë gjethet e gjera, sipërfaqja e të cilave është e mbuluar me disa fijëza të mprehta që ndihmojnë në kapjen e insekteve. Në skajin e çdo qimeje gjenden disa pikëza me një substancë ngjitëse. Porsa insektet vijnë në kontakt me lëngun ngjitës, është e pamundur që të shkëputen. Në vazhdim, gjethet e droseras mbështillen ngadalë, duke  e çuar “prehun” në bazën e bimës për… tretje. Vdekja është e ngadaltë dhe tejet e mundimshme./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top