You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » HISTORIA E HIJES…

HISTORIA E HIJES…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Një herë e një kohë Nata kishte nëntë vajza. Hija ishte më e vogla. Çapkëne, e gjallë, por pakëz dembele. Një ditë, Nata thirri të bijat dhe u caktoi nga një punë serioze. Hija mbeti e fundit…

– “Bija ime, mblidh të gjitha yjet e qiellit. Por kujdes, mos lër asnjë yll,  para se të dalë Dielli”. I tha këto dhe i dha një trastë të madhe…

Kur Koha ndau mbretëritë, Diellit i dha dritën, ndërsa Natës hijen. Por për të mos u ndjerë keq Nata, i fali të gjitha yjet dhe hënën. Dielli u zemërua, por dhe Nata gjithashtu, se i donte të tëra të sajat. Qysh atëherë mbetën armiq të përjetshëm…

Hija mori trastën dhe iu përvesh punës. Por yjet ishin të panumërta…

– “Oh, u lodha!” tha, dhe u ulë për të pushuar në një re. Kriket këndonin aq bukur sa e vunë në gjumë… Kur u zgjua ora kishte kaluar…. Qielli kishte filluar të ndriçonte…  Hija filloi të mblidhte me shpejtësi yjet që kishin mbetur.

– “Dielli”, bërtiti, “S’do mbaroj dot në kohë”. Kishte mbetur vetëm një yll./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top