You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » “I PAGABUARI!”

“I PAGABUARI!”

lorena-stroka-poezi-gazetare-wikipedia-biografia-books-poetekush-eshte-lorena-stroka© Lorena STROKA

Kurrkush s’është i pagabuar,
kredhur në faje jemi të tërë!
Kush nuk humbi njëherë toruan?!
Kush nuk heshti, kur s’duhej bërë?!

Kurrkush s’është i pagabuar,
as ai, as unë, as ti!
Hallakatjet e së shkuarës,
si t’i ndreqësh s’ke më si!

Kurrkush s’është i pagabuar,
vetes mbaji larg mëritë.
Matanë malit të pendesës,
gjithnjë lindë një tjetër ditë./albstroka.com/

Botuar në librin – KUDO DHE ASKUND

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top