You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ËNDRRA E NJË NJERIU QESHARAK!

ËNDRRA E NJË NJERIU QESHARAK!

lorena-stroka-pëerkthyese-gazetare-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka-poezi-libra-booksPërktheu: Lorena Stroka
(Ëndrra e një njeriu qesharak)

…………………………………………………………………….      ……………………………………………………………………..

Mësuan të gënjenin dhe kjo u pëlqente, mësuan bukurinë e gënjeshtrës. Ndoshta gjithçka nisi në mënyrë të pafajshme, me shaka, thjesht për dukje, si një lojë zbavitëse, ose mbase për shkak të një molekule që hyri në zemrat e tyre dhe i bëri të dukeshin të lumtur.

Më vonë, lindi hedonizmi, hedonizmi lindi xhelozinë dhe xhelozia mizorinë… S’e di, nuk më kujtohet mirë, por shumë shpejt, u derdh gjaku i parë: kjo i habiti, i frikësoi, dhe disi kështu filluan të largoheshin nga njëri-tjetri, të ndaheshin. Pastaj u formuan aleancat kundër të tjerëve. U dëgjuan kundërvënie dhe akuza…

Mësuan se çfarë është turpi dhe e kthyen atë në virtyt!

Filluan të keqtrajtonin kafshët dhe ashtu të armiqësuara ato rendën larg tyre për t’u fshehur në pyll. Filloi një luftë për egoizëm, individualizëm, personalitet, dallim midis timit dhe tëndit.

Filluan të flisnin gjuhë të ndryshme. Mësuan pikëllimin dhe u ambientuan me të. Dëshiruan dhimbjen dhe thanë se vetëm përmes saj fitohet e vërteta.

Kur u bënë të keqinj, filluan të flisnin për vëllazërimin e njerëzimin, dhe vetëm atëherë i kuptuan këto ide. Kur u bënë kriminelë, shpikën drejtësinë dhe krijuan kode të plota për ta ruajtur atë, dhe më pas, për të siguruar respektimin e këtyre kodeve, ata themeluan gijotinën.

Tani që sjellin ndërmend ato që humbën, nuk duan të besojnë se dikur ishin të pafajshëm e të lumtur…
Madje dhe sikur t’u jepej mundësia që t’i riktheheshin gjendjes së pafajësisë dhe lumturisë së dikurshme – ata përsëri do të refuzonin!/Albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top