You Are Here: Home » Mjekësi » KËSHTU PRETENDONIN TË “KURONIN” USHTARËT NGA HOMOSEKSUALITETI!

KËSHTU PRETENDONIN TË “KURONIN” USHTARËT NGA HOMOSEKSUALITETI!

lorena-stroka-wikipedia-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Nga viti 1971 deri në vitin 1989, kur në Afrikën e Jugut ende mbizotëronte aparteidi (veçimi/ndarja), psikiatri kanadez Obri Levine, i njohur ndryshe si “Doctor Shock”, vendosi të kryente një eksperiment për të “kuruar” ushtarët nga homoseksualiteti, të cilin asokohe e konsideronin si sëmundje.

Në eksperiment, ushtarët homoseksualë i nënshtroheshin elektroshokut për t’u “kuruar” nga sëmundja që i kishte zënë. Si fillim u tregonin foto (bardhë e zi) nudo burrash dhe nëse ata shfaqnin qoftë dhe më të voglin reagim seksual, mjekët u shtonin kohëzgjatjen e goditjes me elektroshok, torturimi ndalonte vetëm kur “pacientët” u përgjëroheshin për pakëz mëshirë. Në vazhdim, u tregonin fotografi me ngjyra grash të zhveshura për të parë nëse do të shfaqnin ndonjë farë stimulimi. Pas shumë e shumë testimesh eksperimenti rezultoi pa sukses…

Idetë e “ndritura” të mjekut në fjalë nuk ndaluan aty, po i njëjti sugjeroi që të ndiqej e njëjta metodë “trajtimi” edhe për personat e varur nga substancat e ndaluara ose gratë me sjellje të pahijshme! Madje flitet se si pasojë e rrymës së lartë elektrike të përdorur, një gruaje i fluturuan këpucët nga këmbët!

Më e bukura është se vite më vonë mjeku tiran u akuzua për ngacmim sesksual ndaj shumë burrave homoseksualë!/albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top