You Are Here: Home » Mjekësi » NJË NË GJASHTË MESHKUJ DEKLARON SE ËSHTË PËRDHUNUAR NGA NJË FEMËR!

NJË NË GJASHTË MESHKUJ DEKLARON SE ËSHTË PËRDHUNUAR NGA NJË FEMËR!

lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Një studim i ri zbulon se praktikisht është e mundur që një grua të përdhunojë një burrë. 18% e pjesëmarrësve pohuan se gratë kishin përdorur dhunë për të abuzuar me ta.
Hulumtimi i ri përmbys të dhënat e mëparshme mbi raportet me dëshirë, ngacmimet seksuale dhe gjininë. Studimi i botuar në revistën ‘Psychology of Men and Masculinity” tregoi se 43% e meshkujve (studentë të shkollës së mesme dhe kolegjit) kishin pasur një eksperiencë të pavullnetshme seksuale, dhe se në 95% të rasteve përdhunuesja përbënte pjesë e rrjetit të gjerë familjar ose shoqëror!
Nga 284 pjesëmarrës gjithsej, 18% deklaruan se ishin përdhunuar pas përdorimit të dhunës ndaj tyre. 31% raportuan ngacmim seksual (verbal), ndërsa 26% pohuan joshje seksuale me qëllim manipulimin. Gjysma e pjesëmarrësve pranuan se më në fund u detyruan të kryenin marrëdhënie kundër vullnetit të tyre.
Tani sa i përket pjesës praktike dhe biologjike të çështjes, studiuesit citojnë se po është e mundur që një burrë të përfundojë aktin seksual edhe nëse në të vërtetë nuk dëshiron të kryejë raporte intime!/AlbStroka.com
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top