You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » LLOJET E KANCERIT QË PREKIN MË SHUMË GRATË

LLOJET E KANCERIT QË PREKIN MË SHUMË GRATË

lloje-kanceri-shkrim-nga-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka-artikujNga Lorena Stroka

Mënyra e jetesës bashkëkohore, trashëgimia, ushqyerja, por dhe shumë faktorë të tjerë mund të ndikojnë negativisht gjendjen e shëndetit të grave, sa i përket shfaqjes së disa llojeve të kancerit.

Kanceri i gjirit

Përveçse më vdekjeprurësi, është dhe më i zakonshmi në mesin e popullatës femërore, në mbarë botën. Nga studimet e deritanishme është vërtetuar se kanceri i gjirit është më “fatal” për moshat 50-74 vjeç.

Kanceri i mushkërive

Ndërkohë që pak vite më parë, numri i lartë i vdekjeve nga kanceri i mushkërive ishte… “privilegj” i burrave, rritja e numrit të grave që e kanë kthyer duhanpirjen në ritualitet, ka shumëfishuar vdekshmërinë e këtyre të fundit!

Kanceri i zorrës së trashë

Një tjetër lloj kanceri që prek gratë dhe ka shkallë të lartë vdekshmërie për vuajtësit… është kanceri i zorrës së trashë. Në fakt, si te meshkujt ashtu dhe te femrat, shpeshtësia e kancerit kolorektal lidhet më së shumti me rritjen e konsumit të alkoolit. Përveç alkoolit, ka dhe dy faktorë të tjerë dietarë që përshpejtojnë manifestimin e kancerit në fjalë: Mbipesha dhe konsumi i lartë i mishit të kuq.

Kanceri i vezoreve

Megjithëse kanceri i vezoreve rrallëherë shkakton metastaza, apo qeliza kanceri që arrijnë në organe të tjera përmes qarkullimit të gjakut, mbart një rrezik serioz, ai mund të zhvillohet me përhapje graduale në zgavrën e barkut. Kjo është arsyeja pse trajtimi i kancerit ovarian bazohet kryesisht në ndërhyrje kirurgjikale, që ka si qëllim heqjen e tërë tumorit dhe zgjerimet e tij të mundshme në strukturat përreth.

Në pjesën dërrmuese të rasteve, këshillohet heqja e të dyja vezoreve (tubave fallopiane dhe mitrës). Kimioterapia mund të jetë e nevojshme ose para operacionit, për të zvogëluar madhësinë e tumorit (rrjedhimisht dhe heqjen më të lehtë të tij), ose pas operacionit, për të zvogëluar rrezikun e përsëritjes.

Kanceri i mëlçisë

Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i alkoolit, pirja e duhanit, hepatiti B dhe C janë ndër faktorët më kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Trajtimet kryesore për kancerin e mëlçisë përfshijnë heqjen e pjesshme të organit, transplantimin e mëlçisë, shkatërrimin e tumorit përmes lëkurës dhe kimioterapinë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

*Ndalohet kopjimi/ribotimi i artikullit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top