You Are Here: Home » Mjekësi » GATIM » USHQIMET QË DUHEN LARË GJITHMONË OSE KURRË

USHQIMET QË DUHEN LARË GJITHMONË OSE KURRË

gazeta-albstroka-lorena-stroka-facebook-wikipedia-biografiaNga Lorena Stroka

Qysh në vegjëli, na mësojnë të lajmë çdo gjë që hamë. Sidoqoftë, shumë pak njerëz e dinë që ndonjëherë ky zakon bën më shumë dëm sesa mirë.
Larja e ushqimeve të caktuara mund të çojë në përhapjen e baktereve si  dhe në shkaktimin e shumë efekteve të tjera negative.

Cilat ushqime nuk duhen larë kurrë:

Vezët: Një substancë e veçantë vendoset shpesh në vezë për t’i mbrojtur ato nga infeksioni bakterial. Uji e shkatërron këtë mbrojtje, kështu që nuk duhet t’i lani.
Mishin e pulave: Bakteret e pulave të freskëta janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë. Më e njohura nga të gjitha është salmonela. Shumë njerëz besojnë se larja e pulës para gatimit ndihmon për të zgjidhur këtë problem, por nuk është e vërtetë. Kur lani pulën, uji që përdorni ndihmon që bakteret të përhapen në duart tuaja dhe lavamanin e kuzhinës. Nëse e gatuani menjëherë, të gjitha bakteret do të “vdesin”. Sipas kuzhinierëve më të mirë, është mirë që pulën ta zieni dy herë: pasi të keni zier ujin për herë të parë, do të duhet të ndryshoni ujin për së dyti.
Mishin e kuq: Sipas specialistëve të fushës nuk këshillohet larja e mishit të freskët të viçit, derrit dhe qengjit, sepse larja ndihmon që bakteret të përhapen në lavamanin e kuzhinës dhe në duart tuaja. Ju mund të shpëtoni nga bakteret duke e gatuar në një temperaturë mjaft të lartë. Këshillë: Para gatimit, përdorni peshqir letre për të hequr lëngjet e mishit nga sipërfaqja. Pastaj përdorni sapun dhe ujë të ngrohtë për të larë duart.
Makaronat: E megjithatë, disa njerëz lajnë edhe… makaronat! Kuzhinierët besojnë se larja e makaronave është… një krim, sepse uji heq niseshten, e cila ndihmon në thithjen e salcës në mënyrë më efikase. Makaronat mund t’i lani vetëm pasi të keni gatuar dëshironi t’i përdorni në një sallatë.
Kërpudhat: Mos i mbani kërpudhat nën ujë për një kohë të gjatë dhe mos i njomni ato. Arsyeja? Ato thithin shumë ujë. Është mirë që t’i shpëlani shumë shpejt dhe t’i thani me një peshqir letre. Këtë duhet ta bëni vetëm para gatimit. Përndryshe do të prishen dhe do të humbasin elasticitetin e tyre.

Cilat ushqime duhet të lani gjithmonë:

Frutat dhe perimet me lëvore të ngrënshme: Nëse shihni që frutat dhe perimet me lëvore të ngrënshme janë të pastra dhe me shkëlqim, kjo nuk do të thotë që nuk duhet  t’i lani në shtëpi. Ju gjithmonë duhet t’i lani ato! Por mos përdorni sapun. Uji mjafton për t’i pastruar. Pastaj thjesht i fshini me një peshqir letre.
Konservat: Bakteret nuk mund të hyjnë brenda, falë kapakut, por  me siguri do ta bëjnë këtë nëse nuk  lani pjesën e jashtme të kanaçes para se ta hapni.
Frutat dhe perimet me lëvore jo të ngrënshme: Pavarësisht sa mirë i qëroni këto ushqime, bakteret nga lëvorja do të arrijnë në tulin e tyre të ngrënshëm gjithsesi. Kjo është arsyeja pse duhet të lani gjithnjë bananet, pjeprat, shalqinjtë, si dhe frutat e perimet e tjera të ngjashme me këto.
Arrat: Gjithmonë duhet t’i lani, edhe nëse ato qërohen. Asnjëherë nuk dimë me siguri se ku janë ruajtur dhe si janë transportuar. Përveç kësaj, larja ndihmon për të hequr qafe acidin fitik që përmbajnë, i cili përdoret për të mbrojtur arrat nga dëmtuesit, por gjithashtu mund të dëmtojë dhe trupin e njeriut.
Frutat e thata: Ky lloj ushqimi konsiderohet si një nga më të pistët. Sidomos ato që shiten “me kile”. Edhe nëse keni blerë fruta të thata në një paketë të këndshme, mos harroni t’i  shpëlani ose t’i njomni për disa orë para se t’i konsumoni./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top