You Are Here: Home » Mjekësi » SA LLOJE ORGAZMASH KA?

SA LLOJE ORGAZMASH KA?

lorena-stroka-seksologji-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka-facebookNga Lorena Stroka

Kulmi i marrëdhënies seksuale, ose siç njihet ndryshe orgazma, është padyshim arsyeja themelore pse të gjithë njerëzit dëshirojnë me çdo kusht kontaktin intim.

Kënaqësia mendore dhe fizike që seksi dhe veçanërisht orgazma sjellë, është vërtetuar shkencërisht se ka efekte të dobishme në shëndetin tonë.

Por a e dini se ekzistojnë më shumë se dhjetë lloje orgazmash? E megjithatë, është e vërtetë! Le të njihemi me disa prej tyre:

  1. Orgazma e pikës G

Shumë thonë se kjo pikë e vogël, sfungjerore mbi murin e përparmë të vaginës është një “mit”. Ajo njihet edhe si Graffenberg dhe është zona erogjene më misterioze e trupit të gruas.

  1. Orgazma nga stimulimi i gjoksit/thithkës

Sipas një studimi të botuar në revistën “Science of Relationships”, stimulimi i thithkave aktivizon një zonë të trurit, të njohur si korteksi gjenital. Kjo është e njëjta zonë e trurit që aktivizohet nga stimulimi i klitorisit, vaginës dhe qafës së mitrës. Kjo do të thotë se truri i grave duket se i përpunon stimulimet nga thithkat dhe organet gjenitale në të njëjtën mënyrë.

  1. Orgazma nga puthja intensive

Buzët janë plot mbaresa nervore, të cilat klasifikohen si një zonë mukozale-dermale e trupit. Domethënë  janë të ngjashme me pjesën e jashtme të vulvës, thithkave dhe klitorisit. Kjo do të thotë se ato kanë aftësinë t’ju ndezin seksualisht.

  1. Orgazma nga depërtimi anal

Nëse dëshironi ta provoni në seks, përdorni mjaft lubrifikant dhe vazhdoni ngadalë, pa nxitim. Para depërtimit nevojitet njëfarë parapërgatitje e zonës anale.

  1. Orgazma e pikës U

Shkronja U vjen nga fjala “uretrë”, domethënë uretra juaj. Uretra është e rrethuar nga tri anët nga klitorisi. Kjo për faktin se klitorisi është në të vërtetë shumë më i madh nga sa mendoni, pasi arrin në thellësi 7-12 cm brenda jush. Kur pika-U stimulohet, indi që rrethon hapjen, bymehet me gjak, duke bërë që gjëndrat të prodhojnë lëng prostate (lëngu i orgazmës femërore) dhe ju stimulon.

  1. Orgazma e pikës A

Kjo është pjesa e brendshme e vaginës suaj. “Kërkojeni” gjatë seksit në murin e përparmë të vaginës, deri drejt zonës së kërthizës suaj. Disa thonë se është një pikë e rëndësishme presioni sepse mund të konsiderohet si stimulim indirekt i pikës G./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top