You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË FSHIHET PAS THARJES SË GOJËS?

ÇFARË FSHIHET PAS THARJES SË GOJËS?

çfarë-fshihet-pas-tharjes-së-gojës-albstroka-faqe-online-reviste-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Nuk ka njeri që të mos ketë përjetuar qoftë dhe njëherë ndjesinë e tharjes së gojës, kryesisht në mëngjes. Sipas specialistëve, tharja e gojës është një gjendje serioze që nuk duhet neglizhuar. Pas saj mund të fshihen sëmundje të ndryshme. Më konkretisht, mund të jetë simptomë (shenjë) e sindromës Sjorgen, HIV/AID-it, Alzheimeri-it, diabetit, anemisë, fibrozës cistike, artritit reumatoid, hipertensionit, parkinsonit dhe shytave. Por dhe…

Efekt anësor i ndonjë kure: për shembull, një dëmtim apo plagë në gjendrën e pështymës, mund të zvogëlojë sasinë e pështymës së prodhuar. Një dëmtim i tillë mund të jetë si pasojë e rrezeve në kokë, qafë, por dhe e kimeoterapive për trajtimin e kancerit. Një gjendje e tillë përfshin dhe heqjen kirurgjikale të gjendrave të pështymës.

Dëmtim nervash: tharja e gojës mund të shkaktohet dhe nga dëmtimi i nervave të kokës ose qafës pas një lëndimi apo ndërhyrjeje kirigjikale.

Dehidratim: Të gjitha shenjat që çojnë në dehidratim, si ethet, djersitja e tepërt, të vjellat, diarreja, humbja e gjakut dhe djegiet mund të shkaktojnë tharje goje.

Mënyrë jetese: Duhanpirja mund të ndikojë negativisht në prodhimin e pështymës dhe përkeqësimin e tharjes së gojës. Por dhe frymëmarrja me gojë hapur dhe gërhitja mund të kontribuojnë në problem./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top