You Are Here: Home » Mjekësi » Haviari “diamanti i zi”

Haviari “diamanti i zi”

Nga Lorena Stroka

Haviari i çmuar vjen nga vezët e përpunuara të një shumëllojshmërie peshqish, si blini. Deri në fund të shek të XVIII shijohej veç nga fshatarët rusë në brigjet e Detit Kaspik, pasi konsiderohej ushqim kreshme. Sot, përbën simbol luksi dhe pasurie. Haviari është një ushqim që përmban shumë kalori, është i pasur kryesisht me hekur, magnez, vitaminë B2, A, D, selen, ka përmbajtje të lartë fosfori, kalciumi, riboflavin, acid pantothenic dhe nuk përmban sheqerna apo karbohidrate. Kujdes të madh duhet të tregojnë personat që vuajnë nga dyslipedimia dhe tensioni i lartë, pasi haviari përmban goxha kolesterol dhe kripë. Konsumi i moderuar është mbrojtja më e mirë për një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Konsiderohet si ushqim përforcues për shkak të argininës që ndihmon në rritjen e rrjedhës së gjakut, rrahjet e zemrës dhe përmirësimin e gjendjen shpirtërore.

Ndikon pozitivisht në:

1.      zbutjen e depresionit, për shkak të acideve yndyrore omega-3 që ka

2.       në luftimin e dhembjeve të kokës

3.      në rikthimin e kujtesës

4.      në rezistencën ndaj alkoolit për shkak të përmbajtjes së acetilkolinës

Së fundi, përdoret edhe në fushën e estetikës, si produkt kozmetik, veçanërisht si krem për kujdesjen e lëkurës, duke ngadalësuar në këtë mënyrë shenjat e plakjes.

Vezët e përpunuara të blinit quhen havar. Më poshtë listohen disa lloje haviari, varësisht nga lloji i peshkut që i prodhon:

Beluga: Vjen nga blinet më të zhvilluara (jeton rreth 100 vjet), ka vezë të mëdha, të yndyrshme, të freskëta dhe dallohet nga ngjyra gri e errët në gri të dritshme. Është ndër haviarët më të shtrenjtë, me shije shumë të mirë, intesive por të këndshme (aromë gjalpi).

Osetera: Është më i lirë se Beluga ne çmim, dhe ndoshta me shije më të mirë (aromë jodi), ngjyra e tij  është kafe në të artë. Prodhohet nga blini në madhësi mesatare, dhe jeton rreth 50 vjet.

Sevruga: Bëhet nga blinet trupvegjël (jetojnë reth 30 vjet), kane vezë të vogla, ngjyrë gri e hapur, me pak aromë, sevruga eshte ndër më të zakonshmit ne konsumim.

Haviari i mirë është i freskët, domethënë ai që mbahet në ngrirje që nga çasti i parë i përpunimit të tij. Kokrrat e tij duhet të jenë të plota, të forta, të mos jenë të ngjitura me njera tjetrën dhe të mos vijnë erë deti./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top