You Are Here: Home » Kuriozitete » BOTA E PANJOHUR E SHPENDËVE!

BOTA E PANJOHUR E SHPENDËVE!

lorena-stroka-gazetare-kolibri-kuriozitete-per-shpendetNga Lorena Stroka

Bota e shpendëve është sa e larmishme po aq dhe çudisjellëse e kureshtare për syrin e njeriut. Gjithmonë do të ketë diçka interesante për të zbuluar rreth tyre. Le të njihemi me disa prej tyre:

A e dini se pulat dhe strucët janë familjarët më të afërt modernë të Tyrannosaurus rex? (Tyrannosaurus vjen nga Greqishtja τύραννος (tyrannos, që do të thotë “tiran”) dhe σαυρος (sauros, që do të thotë “hardhucë”), ka qenë një lloj dinozauri teropod (kafshë zvarranike), që mendohet të ketë jetuar në territoret e sotme perëndimore të Amerikës Veriore, në një gamë më të gjerë se tyrannosauridët e tjerë. Fosilet e gjetura dëshmojnë se datojnë afërsisht 56 milionë vjet më parë.)

Po për llojin e zogjve hoatzins a  keni ditur që kanë kthetra të vogla në krahë?

Po që korbët renditen në mesin e shpendëve më të zgjuar, e keni dëgjuar më parë?

Po që pëllumbat mund të njohin fytyrat e njerëzve?

Dhe më interesantja e të gjithave…

Në qoftë se njeriu mesatar do të kishte metabolizmin e një kolibri (për ata që nuk e dinë, kolibrat janë ndër shpendët më të vegjël në botë. Në të vërtetë, shpendi më i vogël ekzistues është një specie zogjsh po nga ky grup i cili njihet me emrin Kolibri bletë (Bee hummingbird). Deri më tani, familja e kolibrave ka 100 gjini dhe rreth 330-340 lloje), atëherë do t’i duhej të konsumonte 125 kg mish në ditë për të ruajtur peshën e tij./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top