You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » E RRALLË: KA MOLLË TË ZEZA, MADJE PA HORMONE!

E RRALLË: KA MOLLË TË ZEZA, MADJE PA HORMONE!

lorena-stroka-shkrime-mollet-e-zeza-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Mollët që jemi mësuar të shikojmë e shijojmë, zakonisht janë të kuqe, të verdha, të gjelbra ose një kombinim i këtyre. Tani ka ardhur koha të njihemi edhe me një lloj tjetër mollësh, ato ngjyrë vjollcë e errët, pothuajse të zeza, të cilat rriten ekskluzivisht në malet e Tibetit.

Mollët e zeza janë një varietet i mollëve Hua Nui, të cilat falë kushteve të veçanta gjeografike, dallojnë nga të tjerat. Ato kultivohen në një sipërfaqe prej 500 hektarësh për llogari të një kompanie kineze. Zona ndodhet në një lartësi prej 3.100 m, gjë që e bën ideale për zhvillimin e këtyre mollëve të çuditshme.

Megjithëse prodhimi i mollëve të zeza nisi zyrtarisht në vitin 2015, tregtimi i tyre vijon të jetë i kufizuar, për momentin, janë të disponueshme vetëm në disa tregje specifike të Pekinit, Shangait dhe Senzenit. Nuk janë të paktë ata që argumentojnë se mollët e zeza nuk janë gjë tjetër veç një mashtrim komercial, dhe se vetëm 30% e prodhimit total të pemëve plotësojnë kushtet e një ngjyre shumë të errët, për të përfunduar në raftet e shitoreve./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top