You Are Here: Home » Gnomonologji » PO PATE BUDALLENJTË ME VETE, KE TURMËN, RRJEDHIMISHT EDHE QEVERISJEN… DËRDËLLITJA E MEDIAVE ËSHTË TEPRICA E HESHTJES SONË…

PO PATE BUDALLENJTË ME VETE, KE TURMËN, RRJEDHIMISHT EDHE QEVERISJEN… DËRDËLLITJA E MEDIAVE ËSHTË TEPRICA E HESHTJES SONË…

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-perkthime-books-instagram-biography-biografia-thenie-te-mencuraShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

  • Dërdëllitja e mediave është teprica e heshtjes sonë.
  • Politika është aftësia për të paraqitur sot çfarë do të ndodhë nesër, si dhe për të shpjeguar nesër, pse nuk ndodhi.
  • Po pate budallenjtë me vete, ke turmën, rrjedhimisht edhe qeverisjen!
  • Asnjë mosmarrëveshje nuk do të zgjaste shumë nëse fajin do ta kishte vetëm njëra palë.
  • Mënyra më e këndshme për t’u shkatërruar janë gratë, më e shpejta lojrat e fatit, dhe më e sigurta, politika.
  • Më shumë vlen një armatë gomerësh me luanin në krye, sesa një armatë luanësh me gomarin në krye.
  • Parajsa e budallait është ferri i të zgjuarit.
  • Imagjinata e braktisur nga logjika, pjellë përbindësha, jo ide të dobishme.
  • Kushdo që synon ardhmëri politike, duhet të ketë parsysh tre parime themelore: të mos tërhiqet, të mos kujtojë, dhe të mos pranojë asnjë gabim të bërë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top