You Are Here: Home » Gnomonologji » FATI I SHPIRTIT TËND VARET TËRËSISHT NGA…

FATI I SHPIRTIT TËND VARET TËRËSISHT NGA…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Njëherë e një kohë ishte një mësues dhe një nxënës. Ngaqë gjithçka që i thoshtë nxënësit të vet ishte me vend, ky i fundit deshi ta ngacmonte, pse jo dhe ta kapte mat diku.

Mendoi të kapte një flutur dhe të pyeste mësuesin e vet se çfarë ishte ajo që mbante në dorë, dhe nëse ish e gjallë apo e vdekur.

Nxënësi e dinte mirë që mësuesi do ta gjente fluturën, por në rast se do të përgjigjej se ish e gjallë, atëherë, do të shtrëngonte dorën fort dhe do ta vriste, për t’i treguar se nuk ish dhe aq i mençur.

Kapi, pra, një flutur dhe pasi e mbylli në grusht, pyeti mësuesin e vet:

- “Mësues, çfarë kam në dorë?”.

- “Shpirtin tënd, biri im”.

Nxënësi kupton se mësuesi ka të drejtë

Flutura është një shpirt që mund të ish dhe i tij.

- Mirë mësues”, vijon nxënësi, “shpirti im është i gjallë apo i vdekur?”, pyet përsëri ai.

- “Nga dora jote varet”, ia kthen i urti.

Pra, fati i shpirtit tonë varet tërësisht nga vetë ne. Sepse shpëtimin e tij e mbajmë në dorën tonë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top