You Are Here: Home » Gnomonologji » KËSHTU ËSHTË JETA, BIRI IM…

KËSHTU ËSHTË JETA, BIRI IM…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

N. Kazantzakis

Në një përrua të vogël, me ujëra të kristalta, i zuri syri një burrë të moshuar tek shihej, thellësisht, i përkushtuar tërësisht, ndërsa uji rridhte…

U afrua… U përkulë që të shihte seç vështronte me kaq vëmendje plaku, nuk pa asgjë, vetëm ujin e rrjedhshëm…

- “Çfarë po shikon, gjysh?”, pyeti me habi…

I moshuari ngriti kokën dhe buzëqeshi i trishtuar:

- “Jetën time që rrjedhë e humbet, biri im”, iu përgjigj. “Jetën time që rrjedhë e humbet…”

- “Mos u mërzit, gjysh, se e di ajo se ku shkon, drejt detit, të gjitha jetët e botës andej shkojnë…”

Plaku rënkoi:

- “Po, biri im, ndaj dhe deti është i kripur, nga lotët…”, tha ai.

U përkulë përsëri mbi ujin që rridhte e humbiste dhe nuk foli më./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top